image Ndjekësi e pyet se përse është e shëmtuar, kështu përgjigjet Tayna

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ndjekësi e pyet se përse është e shëmtuar, kështu përgjigjet Tayna

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Tayna, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka publikuar një fotografi ku shfaqet pa grim, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë imazh, Tayna ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të. Por, karshi këtyre komenteve pozitive, një ndjekës e ka pyetur Taynën se “përse është kaq e shëmtuar”. Këtij komenti nuk ka hezituar t’i përgjigjet Tayna, e cila ka thënë se i pëlqen vetja.

Une s’jom miss, une jom kengtare. E mire apo e keqe, me hund ose pa hund, kjo qe m’ka fal Zoti. Mu m’pelqen vetja, ta kisha sygjeru edhe ty. Perderisa sheh gabime te une, ti s’je e knaqun as me veten. Paqe e dashuri per ty!”, është përgjigjur rep-artistja.

https://www.instagram.com/p/B6Nc7sbgLmb/

Ndryshe, “Sorry” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar vetëm në versionin audio dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/