Sirenat e sulmit ajror janë lëshuar në Kiev ndërsa qyteti po përgatitet për një natë tjetër sulmesh ruse.
Një gazetar ka publikuar një video nga ky qytet, e ku dëgjohen sirenat paralajmëruese, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, në Kiev ka hyrë në fuqi shtetrrethimi në mbarë qytetin, e që do të zgjasë deri të hënën në mëngjes.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko deklaroi se kushdo që shihet në rrugë do të konsiderohet si një rrezik dhe kështu popullsia po mbyllet në shtëpi, strehimore, bodrume dhe stacione metroje ndërsa presin një sulm të ri rus.
Sirens right now in Kyiv pic.twitter.com/14QDuibKOy
— Alexander Marquardt (@MarquardtA) February 26, 2022