image Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë, Edi Rejas: E pranuam me kënaqësi uljen e pagës

Futboll

Futboll/ Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë, Edi Rejas: E pranuam me kënaqësi uljen e pagës

news image

Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë Edi Reja, Sergio Porrini ka treguar që stafi i kombëtares së Shqipërisë nuk e ka kundërshtuar uljen e pagës.

Ai ka thënë se e kuptojnë situatën dhe se të gjithë e kanë pritur mirë këtë ulje të pagës, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Tani situata është më e mirë. Ka qenë një periudhë e vështirë, me shumë viktima. Fatmirësisht po ulet numri i viktimave. Sa i takon futbollit, duket një situatë më e mirë. Pas 3-4 javësh njerëzit pritet të kenë më shumë liri dhe të nisin me aktivitetet sportive’, tha ai për për ‘Fan Zone’.

;Paga te Kombëtarja? Të gjithëve na është ulur paga. Reja na ka telefonuar dhe e kemi pranuar me kënaqësi. Të gjithë ishim gati, pasi e dimë situatën dhe kjo është më se normale’, ka thënë Sergio Porrini./Gazeta Sinjali/