image De Biasi paralajmëron se do të rikthehet tek Shqipëria

Futboll

Futboll/ De Biasi paralajmëron se do të rikthehet tek Shqipëria

news image

Ish-trajneri legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të rikthehet përsëri si selektor i Shqipërisë.

Por, ai ka thënë se për momentin është Edi Reja që është trajner i kombëtares, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rikthim te Shqipëria? Për momentin Shqipëria nën drejtimin e Rejës është në duar të sigurta. Ndoshta në të ardhmen kur të largohet Reja unë do të kthehesha me gjithë qejf vullnetarisht”, është shprehur ai për Supersport.

De Biasi e kishte udhëhequr Shqipërinë në udhëtimin historik drejt Kampionatit Evropian./Gazeta Sinjali/