image Reja tregon pesë lojtarët e ri që do të vijnë në kombëtaren e Shqipërisë

Futboll

Futboll/ Reja tregon pesë lojtarët e ri që do të vijnë në kombëtaren e Shqipërisë

news image

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja në një intervistë për ‘Top Channel’ ka treguar lojtarët e rinj që pritet t’i bashkohen kombëtares.

Reja zbulon edhe lojtarët që kishte ftuar për miqësoret e marsit, të cilat nuk u zhvilluan, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Kisha marrë 5-6 lojtarë të rinj, si Qazim Laçi, Jon Mersinaj, Endri Çekiçi, Florian Kamberi dhe Armand Broja. I kisha grumbulluar për t’i parë, prandaj dhe për këtë gjë më vjen keq që nuk munda. Nga ana tjetër më mungon Shqipëria dhe doja të vija në Tiranë në këtë periudhë, aq më tepër që do të ndryshojmë edhe zyra dhe do të më duhej të sistemoja zyrën e re’, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/