image Trajneri i Shqipërisë: Nëse situata rëndohet, heq dorë nga pagat e mia

Futboll

Futboll/ Trajneri i Shqipërisë: Nëse situata rëndohet, heq dorë nga pagat e mia

news image

Edi Reja ka dhënë një shembull shumë të madh në intervistën e tij për “Fan Zone”. Një rrëfim i gjatë nga ana e trajnerit të Kombëtares, ai shprehu gatishmërinë për të hequr dorë nga pagesat që merr. Arsyeja? Nëse situata do të rëndohet më tepër në Shqipëri, është i ndërgjegjshëm për gjendjen e vështirë ekonomike në vendin tonë.

Për të vazhduar më tej, është thënë se kontrata e re nuk është rinovuar për 4 vite ashtu siç është përfolur edhe në media. Ndërkohë nuk ka munguar një koment për Panuçin dhe Reja u shpreh se do t’i qendrojë afër Superiores.

“Do të kisha ardhur që nesër në Tiranë, por Koronavirusi na ka bllokuar të gjithëve. Në datën 4 maj do të na lejohet që të dalim këtu në Itali dhe do të vijë me mundësinë e parë aty. Kam folur me Dukën dhe kam folur për çështjen e kalendarit të ndeshjeve, Kombëtares. Kishte shumë besim se në shtator do të kthehet edhe Shqipëria për të luajtur, sa i përket Kombëtares pra.

Unë kam rinovuar dhe nënshkruar te Shqipëria, do të bëja edhe konferencën që nuk ndodhi për shkakun e Koronavirusit. Gjithsesi do të vijë kur të jetë e mundur dhe do të bëjmë atë konferencën e zakonshme te Kombëtarja. 4 vite? Jo është shumë, i thashë presidentit që ta vazhdojmë deri në 2022. Gjithashtu dua të jem sa më shpesh në Shqipëri, që të shoh më tepër ndeshjet e Superiores dhe të jap edhe unë ndihmën time aty. Kam kontratë për pagesën time te Kombëtarja, por nëse situata do të bëhet e rënduar, atëherë do të heq dorë nga pagat e mia për të ndihmuar sadopak se e di gjendjen ekonomike në Shqipëri.

Nuk flas për kolegët, por kam ndryshuar shumë gjëra nga koha e Panuçit. Më vjen keq që nuk erdha më para te Shqipëria, mund të bënim më mirë. Nuk më interesojnë shumë fjalët e Panuçit se njerëzit aty që e duan futbollin e shohin vetë ndryshimin”, tha Reja.