image Ndeshjet e La Ligas do të zhvillohen në Amerikë përpara Botërorit të 2026 - Sinjali

Ndeshjet e La Ligas do të zhvillohen në Amerikë përpara Botërorit të 2026

news image

Drejtori i “Relevent Sports”, Daniel Sillman, ka thënë se ndeshjet e La Ligas do të luhen në tokën e Amerikës së Veriut përpara Kupës së Botës 2026.

LaLiga nënshkroi një marrëveshje marketingu 15-vjeçare me “Relevent Sports” në gusht 2018 për të promovuar lojën në Amerikën e Veriut dhe që atëherë janë përpjekur pa sukses të organizojnë disa ndeshje ligë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Sinjali Sport.

“Në vitin 2018, ne bëmë një përpjekje të parë për të sjellë një lojë LaLiga në Miami”, tha Sillman.

“Ne nuk ishim të suksesshëm për një sërë arsyesh. Por unë mund t’ju siguroj se para Kupës së Botës 2026, do të ketë lojëra zyrtare të La Liga në tokën e Amerikës së Veriut.”

FIFA, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe tifozët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planeve të La Ligës.

Një gjykatë e Madridit në 2021 bllokoi gjithashtu masën duke refuzuar një apel nga LaLiga dhe duke vendosur në favor të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Pavarësisht kundërshtimit të tij të mëparshëm, presidenti i FA spanjolle Luis Rubiales tha vitin e kaluar se ai ishte i hapur për të diskutuar me LaLigën mundësinë e organizimit të ndeshjeve të ligës në Miami dhe jashtë Spanjës.

“Ne kemi arritur shumë sukses në Shtetet e Bashkuara dhe do të donim ta përfundonim atë me ndeshjen [e ligës] në Miami”, tha Drejtori i LaLigas në Amerikën e Veriut, Boris Gartner.

“Ne duam të jemi ndër të parët që sjellim një lojë evropiane në tokën amerikane.

Në SHBA tashmë ekziston një kulturë shumë e fortë futbolli dhe në harkun kohor të 10 viteve jam i sigurt se futbolli do të jetë sporti i dytë më i popullarizuar në vendin tonë pas NFL-së”, u shpreh ai.

Shtetet e Bashkuara do të bashkëorganizojnë Kupën e Botës 2026 me Kanadanë dhe Meksikën.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: