Kanë mbetur vetëm edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes miqësore në mes Zvicrës dhe Kosovës.
Një gjë interesante është parë në një automjet të policisë zvicerane, në të cilën janë shkruar në gjuhën shqipe fjalët “Ndeshje futbolli. Zvicra-Kosova. Forca Kosova”.
Po ashtu, në rrugët e Zvicrës janë parë me qindra persona duke mbajtur në duar flamurin e Kosovës.