image Ndeshja në “Fadil Vokrri”, policia bllokon këto rrugë në Prishtinë

Kosovë

Njoftim/ Ndeshja në “Fadil Vokrri”, policia bllokon këto rrugë në Prishtinë

news image

Pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës,  për  ndeshjen e  futbollit , e cila do të zhvillohet sonte,  në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit, thuhet në njoftimin e policisë.

“Për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

  • Enver Zymberi dhe
  • Rinia

Operacioni në fjalë do të filloj  të implementohet sot (14.10.2019), që nga ora 10:00 deri 23:00,  andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit  me vetura”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.  

/Gazeta Sinjali/