Ndeshja e javës së 20-të në Ipko Superligë mes skuadrës së Flamurtarit dhe asaj të Vushtrrisë që ishte paraparë të zhvillohej të dielen është shtyrë për të hënën.
Kjo për shkak të kushteve të vështira në fushën e stadiumit të Flamurtarit, që janë shkaktuar pas reshjeve të djeshme të borë.
Komisioni i Garave ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet të hënën më 3 mars në ora 13: 00./Gazeta Sinjali/