Kampioni i Premierligës në vitin 2016, Leicester City, pas disa vitesh ka treguar fytyrën e vërtetë sërish, duke konfirmuar kështu se këtë sezon, mund të jetë kërcënim serioz për klubet e mëdha për top katërshe.
Skuadra në top formë e Brendan Rodgers ka fituar 0:9 në udhëtim te Southampton.
Në këtë ndeshje shkëlqyen i transferuari nga Newcastle United, Ayoze Perez dhe sulmuesi Jamie Vardy.
Që të dy shënuan nga tre gola.
26-vjeçari, ishi i Newcastle shënoi het-trik, në minutat 19’, 39’ dhe 57’, derisa Jamie Vardy, realizoi në minutat 45’, 58’ dhe nga penalltia në minutën e 92-të.
Ndërsa realizuan edhe Ben Chilwell 10’, Youri Tielemans 17’ dhe James Maddison, në minutën e 85’.
Gjithçka u ‘prish’ në etke takim, kur Ryan Bertrand la Southamptonin me 10 lojtarë në fushë, duke u përjashtuar direkt me të kuq.
Pas kësaj fitore, Leicester City ka pushtuar pozitën e dytë në renditje, me 20 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Liverpooli./Gazeta Sinjali/