image Ndeshja Betis-Sevilla vazhdon sot, pa praninë e publikut

Futboll

Ndeshja Betis-Sevilla vazhdon sot, pa praninë e publikut

news image

Komiteti i Garave ka vendosur sonte që koha e mbetur e ndeshjes në ndeshjen e 1/16- tës së Kupës së Mbretit ndërmjet Betisit dhe Sevillas, e pezulluar nga arbitri De Burgos Bengoetxea pasi një objekt i hedhur nga tribuna goditi Joan Jordán, do të luhet sot, të dielën me fillim nga ora 16:00 pas dyerve të mbyllura në Benito Villamarín.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 39-të, menjëherë pasi Nabil Fekir shënoi golin e barazimit ( Papu Gómez kishte shënuar për Sevillan pak më parë). 

Dhe arbitri ka reflektuar në procesverbal se në momentin e ndërprerjes ka planifikuar të shtojë katër minuta në pjesën e parë. Kështu do të duhet të luajnë të paktën 10 minuta pjesën e parë dhe komplet pjesa e dytë.

Parashikohet se Jordán nuk do të jetë në gjendje të luajë pjesën tjetër të ndeshjes pasi, sipas deklaratës së lëshuar nga Sevilla, ai do të duhet të qëndrojë nën vëzhgimin shtëpiak për 24 orë pasi u diagnostikua me një dëmtim në kokë pasi u transferua me ambulancë në spital nga stadiumi.

Sipas nenit 242.1 të rregullores së Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, të vetmit lojtarë që do të mund të luajnë ndeshjen do të jenë ata që janë regjistruar për ndeshjen e pezulluar, kështu që asnjë nga dy trajnerët nuk do të mund të shtojë asnjë futbollist tjetër.

Ndeshja do të rifillojë me rezultatin 1-1.

/Gazeta Sinjali Sporti/