Edhe pse është rritur në Britani dhe ka zhvilluar një karrierë muzikore me sukses mbarëbotëror në atë vend, në përballjen me Anglinë, këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, ka zbuluar se e cilës kombëtare është tifoze.
Rita Ora ka postuar në rrjetet shoqërore foton e vitit 1999, që tregon një ushtar britanik që luan futboll me fëmijët e Prishtinës gjatë kohës së luftës.
Rita Orës nuk i ka munguar kurrë krenaria për rrënjët e saj shqiptare, dhe nuk ka vonuar ta tregojë hapur as këtë herë.