Ka ndërruar jetë togeri i Policisë së Kosovës, Mustafë Bejiqi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët dhe Sindikata e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, sindikata ka bërë të ditur se Bejiqi ka vdekur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Me rastin e vdekjes, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të zyrtarit policor Toger Mustafë Bejiqi, familjes, miqëve dhe gjithë pjestarëve të policisë ju shprehim ngushllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.