image Ndërron jetë politikani i parë nga koronavirusi në Itali

Shëndetësi

Botë/ Ndërron jetë politikani i parë nga koronavirusi në Itali

news image

Këshilltari i komunës së Piacenza, Nelio Pavesi ka ndërruar jetë në spital në moshën 68-vjeçare pasi ishte infektuar me koronavirus.

Raportohet se ditët e fundit Pavesi ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Pavesi ka qenë këshilltar nga vitet 1998 dhe 2002 për Lega Nord dhe ishte kthyer në këshill në 2017 pas fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet administrative.

Pavesi lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. Ai ka qenë edhe sekretar i Lega Nord./Gazeta Sinjali/