Ka ndërruar jetë një person i cili ishte lënduar në një aksident trafiku që kishte ndodhur pasditen e 1 gushtit, në fshatin Treboviq të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/