image Ndërron jetë legjenda e “Lord of the Rings”, Bruce Allpress

Film

Art/ Ndërron jetë legjenda e “Lord of the Rings”, Bruce Allpress

news image

Aktori Bruce Allpress, i njohur më shumë për rolin e tij në “Lord of the Rings” si Aldor, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Aktori ka vdekur në gjumë i rrethuar nga pesë fëmijët e tij.

Djali më i vogël i Allpress, Pete shprehet se babai i tij ishte njeriu me zemrën më të mirë dhe se do të kujtohet gjithmonë si një person miqësor.

“Unë mendoj se ju mund ta përshkruani atë si njeriun me të cilin do të dëshironit të pinit një birrë. Babai im zgjodhi shumë njerëz – pavarësisht nëse ishte koha e tij apo paratë apo humori i tij, ai ishte jashtëzakonisht bujar”.

Bruce gjithashtu u shfaq edhe në “The Scarecrow” së bashku me Al Pacino dhe në “The Piano” etj. Karriera e aktrimit të yllit të ndjerë ka zgjatur 60 vjet dhe secili rol i tij ishte tejet i veçantë. /Gazeta Sinjali/