Ka ndërruar jetë gazetari nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku.
“Mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj. Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.
Lushtaku u ka shprehur ngushëllime familjes, shoqërisë, dashamirëve e audiencës së Kajtazit./Gazeta Sinjali/