image Ndërron jetë gazetari i njohur i sportit në Kosovë

Njoftimi/ Ndërron jetë gazetari i njohur i sportit në Kosovë

news image

Një nga ikonat dhe kontribuesit më të mëdhenj të gazetarisë së sportit në Kosovë, Mustafë Lecaj sot ka ndërruar jetë.

Leci i cili dha kontribut të madh në gazetarinë sportive në gazetën Rilindja, do të mbahet gjatë në mend për punën dhe dashurinë që kishte për këtë profesion.

Image

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka ngushtuar familjen Lecaj dhe komunitetin e gazetarëve sportivë të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ikjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar të sportit Mustafë Lecaj. Puna, përkushtimi dhe dashuria ndaj zejes së gazetarisë e veçuan kolegun e ndjerë Lecaj, i cili la gjurmë të mëdha në gazetarinë sportive. Komuniteti i gazetarëve sportiv sot është në zi për humbjen e një vlere të madhe të gazetarisë sportive”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të SHGSK-së.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në orën 15:50 në varrezat e qytetit në Prishtinë.