image Ndërron jetë burri që ishte aksidentuar para gati dy javësh në Rahovec

Siguri

Ndërron jetë burri që ishte aksidentuar para gati dy javësh në Rahovec

news image

Më 27 mars, në fshatin Celinë të Rahovecit, kishte ndodhur një aksident trafiku, nga i cili kishte pësuar lëndime trupore një person.

I njëjti, siç raporton Policia, dje në mesditë ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/