image Ndërron jetë 22-vjeçari në burgun e Kumanovës

Rajon

Rajon/ Ndërron jetë 22-vjeçari në burgun e Kumanovës

news image

L.M, 22 vjeçar ka ndërruar jetë në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës rreth orës 22:00.

Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit.

Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit./Gazeta Sinjali/