image Ndërroi jetë demografi Rifat Blaku

Kosovë

Njoftim/ Ndërroi jetë demografi Rifat Blaku

news image

Sot ka ndërruar jetë demografi dhe profesori i ekonomisë, Rifat Blaku.

Këtë njoftim e ka dhënë djali i tij, Mentar Blaku në Facebook, i cili ka bërë me dije se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19.

Profesor Blaku ka ligjëruar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës lëndët: Ekonomia e Kosovës dhe BE-së dhe Psikologjia e punës.