Ka ndërruar jetë futbollisti Fatjon Bunjaku, i cili ka qenë pjesë e disa skuadrave kosovare dhe së fundmi e klubit Elbasani në Shqipëri. Ai ishte vetëm 22 vjeç dhe kishte qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Samadraxhë, ku bëhet e ditur se Bunjaku ka humbur jetën tragjikisht në një aksident.
“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njofojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!