image Ndërpritet ndeshja Rahoveci– Prizreni, ndërhyri edhe policia

Basketboll

Ndërpritet ndeshja Rahoveci– Prizreni, ndërhyri edhe policia

news image

Është ndërprerë ndeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pas tensionimit të situatës tek të dyja taborët.

Tensioni i cili filloi mes basketbollistëve në parket, u bartë pastaj edhe te tifozët. Tifozët vendas, ata të Rahovecit, u panë afër bankës së Ponte Prizrenit, ku me ç’rast pati edhe përleshje.

Si rezultat i gjithë kësaj, ndeshja mes Rahovecit e Ponte Prizrenit është ndërprerë dhe është duke u pritur për vendimin përfundimtar.

Për qetësimin e situatës u nevojit ndërhyrja e forcave policore, momentalisht po largohen edhe tifozët nga palestra “Mizahir Isma”.

Ndeshje u ndërpre 1:24 sekonda pa përfunduar çereku i tretë. Ponte Prizreni po udhëheq me rezultatin 58:63.

/GazetaSinjaliSporti/