Një incident në tribuna ka ndodhur para pak momentesh në palestrën Minatori në Mitrovicë.
Në duelin e parë gjysmëfinal të play-off, Trepça dhe Peja janë duke zhvilluar ndeshjen teksa pati një incident në tribuna.
Me një minutë të mbetur nga çereku i tretë, një tifozit iu përkeqësua gjendja shëndetësore, çka bëri që dy stafet mjekësore të klubeve të shkonin dhe të kontrollonin gjendjen e tij.
Pas disa minutave, tifozi është larguar nga palestra ndërsa ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndeshja ka rifilluar përsëri me skuadrën mitrovicase që është duke avancuar me rezultatin momental.