image Ndërpritet ndeshja Belenenses - Benfica, vendasit nuk kishin numrin e mjaftueshëm të lojtarëve

Futboll

Ndërpritet ndeshja Belenenses – Benfica, vendasit nuk kishin numrin e mjaftueshëm të lojtarëve

news image

Pandemia COVID-19 na ka befasuar për shumë gjëra, por rasti më i veçantë është ai i mbrëmshëm

Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm 9 lojtarë përpara ndeshjes me Benficën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk ka asnjë problem.

Klubit i është refuzuar kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe është detyruar që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve janë portierë dhe moshat variojnë nga 19 deri në 24 vjeç.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 7:0 për Benfican.

Belenenses e nisi ndeshjen me vetëm 9 lojtarë, kurse në pjesën e dytë u paraqiten vetëm 7 lojtarë për shkak të lëndimeve.

Gjyqtari i dha fund ndeshjes në minutën e 48-të, pasi portieri Joao Monteiro u lëndua dhe kështu për shkak të numrit minimal të lojtarëve që nuk ishin në fushë ndeshja u ndërpre.

/GazetaSinjali/