Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja është ndërprerë dhjetë sekonda para se të përfundonte krejtësisht.
Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pasi tifozët prizrenas filluan të hedhin gjësende të forta në drejtim të ekipit mitrovicas.
Pas kësaj, gjyqtarët e ndeshjes dërguan ekipin e Trepçës në dhomat e zhveshjes.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër lidhur me këtë përballje.
Në momentin kur ndeshje u ndërpre, Trepça ishte duke fituar me rezultatin 83:85.