image Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj

Sociale

Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën për Trajtimin e Ujit në Shipol të këtij qyteti.

Si rrjedhojë nuk ka furnizim me ujë të pijshëm në Mitrovicë e Skenderaj, derisa ujësjellësi të paguajë obligimet ndaj KESCO-s, për energjinë elektrike të shpenzuar.

“Apelojmë te konsumatorët që kanë borxhe ndaj ujësjellësit të kryejnë obligimet e tyre që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve të furnitorit tonë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KRU Mitrovica.

/GazetaSinjali/