Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë.
Gjithashtu sipas ministrisë në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.
Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja. Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 përveç viktimave dhe të zhdukurve ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave./Gazeta Sinjali/