image Ndërpriten ndërtimet pa leje në vendin ku u rrënuan kazinotë në Karaçevë të Kamenicës

Siguri

Ndërpriten ndërtimet pa leje në vendin ku u rrënuan kazinotë në Karaçevë të Kamenicës

news image

Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin në Kamenicë kanë ndaluar punimet e disa objekteve në vendin ku ishin rrënuar kazinotë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati, i cili tha se punimet janë ndalur meqë nuk kanë leje për ndërtim.

Kazinotë ilegale u rrëzuan më 19 shtator të vitit të kaluar në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/