Givoani dos Santos ka pësuar lëndim të rëndë mbrëmë në përballje që e zhvilloi Club America ndaj Guadalajaras.
Sulmuesi meksikan e fitoi duelin ndaj Anonio Bresinos, por më pas mbrojtësi i Guadalarjas u rikthye mbrapa dhe e goditi atë në gju.
Tashmë është e njohur në Meksikën për rëndësinë që ka derbi, por kësaj radhe u zbeh nga lëndimi horror që pësoi Dos Santos.
Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspurit nuk kishte shumë kohë që është ishte rikthyer nga lëndimi, ndërsa tani do të kalojë një kohë të gjatë jashtë fushës.
Ky lëndim mund të bëjë që Dos Santos të pensionohet përfundimisht nga futbolli, pasi mund t’i ketë këputur ligamentet e gjurit.
Ish-lojtari i Barcelonës u detyrua të largohej nga fusha me ndihmën e parë, duke shkuar më pas direkt në spital për tretman.