Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri pasi i njëjti bashkëjetonte me një vajzë nën moshën 16 vjeçare
Martesa në formë bashkëjetese, në një moshë të tillë nuk lejohet me ligj dhe kjo kishte bërë që policia të parandalonte një veprim të tillë.
Në lidhje me këtë rast, policia kishte njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit për të ndërmarrë hapat e mëtutjeshme për vushtrriasin.
I dyshuari është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./ Sinjali/