Një shofer u gjobit me 120 euro pasi ndaloi në rrugë për të teshtitur.
Steven Savage nga Attleborough, Angli, u ndal në rrugë për vetëm 26 sekonda për të teshtitur, ndërkohë që ishte duke drejtuar mjetin.
Disa ditë më vonë, megjithatë, Stivini mori një raport nga Shërbimi Kombëtar i Trafikut Rrugor duke u informuar se ai u gjobit me 120 euro sepse kamerat e “kapën” atë duke ndaluar në rrugë!
” Kur bëhet fjalë për teshtitje, gjëja më e mençur është të ndaleni në anën e rrugës, sepse është shumë e rrezikshme të humbni kontrollin e makinës dhe të shkaktoni një aksident “, tha shoferi.
“Për të qenë i sinqertë, unë u mërzita me gjobën”, tha ai për gazetën Sun.
Ai thotë se do të kërkojë anulimin e saj. /Gazeta Sinjali/