Drejtoria e Inspekcionit të Kryeqytetit ka ndaluar dhe ka larguar shitësit e kafshëve dhe shpezëve si dhe therjen e tyre në rrugë dhe në hapësira tjera publike jo të përshtatshme për therjen e tyre.
Nga kjo Drejtori kërkohet që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, apo në thertore të licencuara.
“Duke vlerësuar lartë respektimin e një riti fetar në prag të festës së Kurban Bajramit nga na e qytetarëve tonë, për shkak edhe të traditës sonë të shpërndarjes së mishit tek miqt dhe familjarët, kemi kërkuar që therrja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në therrtore të licensuara, për shkak se, ambienti në të cilin therreshin bashkë me temperaturat e larta, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve që ushqehen por edhe për ata që iu shpërndahet”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu, Drejtoria e Inspekcionit të Kryeqytetit theksoi se këtë aksion që do të vazhdojë edhe nesër, e ka zhvilluar i vetëm pa mbështetjen e Inspektorateve tjera përgjegjëse në vendin tonë.