Më 9 nëntor, një e mitur kishte raportuar në polici se një person i panjohur kishte tentuar ta dhunojë atë, shkruan Gazeta Sinjali.
30-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, njofton policia.
Sipas njoftimit të policisë “viktima deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunoj”.
“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunoj. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi. I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.