Rreshteri policor nga Drejtoria Rajonale në Pejë, Senad Hamzic është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka rrahur brutalisht një zyrtare policore në Pejë, me të cilën ishte në lidhje dashurie për një kohë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë, të cilat kanë njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast ndaj rreshterit policor dhe pas përfundimit të hetimit do të vendoset për aktakuzën eventuale dhe cilësimin e saktë ligjor të veprimeve të rreshterit policor që dyshohet se sulmoi të dashurën e tij police.
Sinjali nga mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht se si zyrtari policor po dyshohet se ka sulmuar pamëshirshëm zyrtaren policore, para dy netësh në Pejë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka ajo u detyrua të marrë trajtim mjekësor.
Mbrëmë, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se si rreshteri policor i Drejtorisë Rajonale në Pejë, Senad Hamzic, dyshohet se ka sulmuar mizorisht një zyrtare policore, përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.
Sulmi që përjetoi zyrtarja policore nga rreshteri policor lidhet kryekëput me motivet personale, kjo pasi që rreshteri Hamzic ishte në lidhje dashurie me të dhe për motive xhelozie, e sulmoi aq keq, sa e bëri për spital.
Sinjali do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për këtë rast trishtues, për të cilin dyshohet një zyrtar policor i Kosovës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.