image Ndalohet për 48 orë i dyshuari kryesor për vrasjen në Klinë

Siguri

Ndalohet për 48 orë i dyshuari kryesor për vrasjen në Klinë

news image

I dyshuari kryesor për vrasjen në Pataqan të Klinës, Anton Ndrecaj është ndaluar për 48 orë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se pas arrestimit i njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit.

Prokurorja Valbona Disha Haxhosaj është në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet policore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar edhe dy persona tjerë që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Mark Ademit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/