image Ndalohet nga Policia këshilltari i ministres Rozeta Hajdari

Kosovë

Detaje/ Ndalohet nga Policia këshilltari i ministres Rozeta Hajdari

news image

Kushtrim Dakaj ka shfrytëzuar pozitën e tij si këshilltar i ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, që t’ia jap vetës edhe disa kompetenca që nuk i ka. Dakaj është bërë edhe inspektor i tregut, teksa ka “inspektuar” një lokal për të cilin ishte raportuar se është hapur për klientë. Për këtë veprim të kundërligjshëm, Dakaj është ndaluar nga Policia.

Këshilltari i ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) Rozeta Hajdari, Kushtrim Dakaj, i ka dhënë vetes kompetenca të rrejshme.

Ai duke anashkaluar punën e tij si këshilltar i ministres së Ekonomisë, është bërë ‘Inspekor i Tregut’, dhe kështu ka marr kompetenca që t’i ‘frikësojë’ qytetarët duke hyrë në një lokal ku u ka thënë se janë duke punuar në kundërshtim me vendimet e qeverisë në kohë pandemie.

Për të mos mjaftuar kjo, që ai është prezantuar si inspektor, Dakaj, ka marr guximin që ta thërras edhe Policinë.

Ky skandal ka ndodhur më 11 prill të këtij viti, asokohe kur në Kosovë veç ishin marrë masat “radikale”, kundër pandemisë së koronavirusit.

E, me tu raportuar rasti njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ankuesi është prezentuar rrejshëm ndaj qytetareve si Inspektor i Tregut.

“Me datë 11.04.2020 rreth orës 11:48 në Rr. Fadil Hoxha –Kalabri fillimisht është raportuar se ankuesi i lindur më 28.03.1985 m/sh/k ka raportuar për një lokal të hapur në këtë lokacion. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ankuesi është prezantuar rrejshëm ndaj qytetarëve si Inspektor i Tregut. Me urdhër të prokurorit kujdestar Ali Ajdini i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhej në raportin e policisë të datës 11 prill.

Policia e kishte ndaluar këshilltarin Dakaj,  si të dyshuar për vepër penale.

Ndërsa, pas verifikimit në vendin e ngjarjes Policia ka vërejtur se lokali ishte hapur pasi që pronari vetëm ishte duke e pastruar atë.

Insajderi ka provuar për disa herë radhazi që të kontaktojë edhe me këshilltarin Dakaj, për ta pyetur rreth këtij rasti, mirëpo i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefonata.

Po ashtu, eshte kontaktuar edhe prokurori i rastit Ali Hajdini.

Por, i njëjti nuk ka dashur të përgjigjet për këtë rast, duke e mbyllur telefonin.

Prokurori, Ali Hajdini, nuk ka pranuar të flasë për këtë rast.

“Sot jam në pushim”, ka thënë shkurt ai. /Gazeta Sinjali/