image Ndalohen shtatë persona për fotografim të votës në Prizren

Kosovë

Ndalohen shtatë persona për fotografim të votës në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri në orën 17:30, janë shoqëruar në polici shtatë persona të cilët dyshohet se kanë fotografuar votën gjatë procesit të votimit.

Shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se pesë nga shtatë personat e shoqëruar në polici iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Policia e Kosovës deri më tani ka iniciuar shtatë raste të ‘cënimit të fshehtësisë së votimit’, pra në këto raste është bërë fotografimi i votës. Pesë nga këta persona janë ndaluar në mbajtje me aktvendim të prokurorit për 48 orë, ndërsa dy persona janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Osmanollaj.

Osmanollaj ka njoftuar se në këto raste janë konfiskuar edhe telefonat për hetime të mëtutjeshme.

/Gazeta Sinjali/