image Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët policorë të arrestuar sot në Veri

Kosovë

Ndalohen për 48 orë tre zyrtarët policorë të arrestuar sot në Veri

news image

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj tre policëve të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare .

“Tre të dyshuarve që janë arrestuar sot u është caktuar nga prokurori kompetent masa e ndalimit për 48 orë”, tha Beka për Gazetën Sinjali.

Në aksionin e sotëm të koduar me emrin “Kontrabanda” janë prangosur një toger, një rreshter dhe një zyrtar policor, të gjithë të nacionalitetit serb, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarët policorë dyshohen për veprat penale: “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/