Rreth 12-13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme në Leposaviq, pasi dyshohet se po bartnin migrantë nga Siria, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
“Rreth orës 20:00 Policia ka ndaluar rreth 12-13 vetura të taksive në Leposaviq , por duhet parë nëse kanë leje të lëvizjes nëpër Kosovë. Po ashtu jemi në koordinim me prokurorin për të parë nëse ka elemente të veprës penale dhe për procedurat e mëtejshme”, njoftoi Hoti. /Gazeta Sinjali/