image Ndalohen dy të dyshuar për dhunë në familje në Mamushë, policia ua gjen 5 armë pa leje

Siguri

Ndalohen dy të dyshuar për dhunë në familje në Mamushë, policia ua gjen 5 armë pa leje

news image

Policia e Kosovës, dje në Mamushë ka ndaluar dy persona të dyshuar për “Dhunë në familje”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”, raporton Gazeta Sinjali.

Në prangat e policisë përfunduan S.B., i lindur më 1943 dhe E.B., i lindur më 1997.

Ata dyshohen se më 3 maj të këtij viti kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit.

“Hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se dy të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pohuar se kanë në posedim armë ilegale, përkatësisht pesë pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Woltra Combat.

“Me këtë rast u sekuestruan 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishekë kalibër i panjohur”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/