Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi atyre iu ka premtuar dikush se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të shkonin në Zvicër.
Rasti ka ndodhur të premten në orën 14:50.
“Janë ndaluar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtëve nga i dyshuari mashkull u është premtuar se do t’u jap ndihmë që ilegalisht të arrinin në Zvicër. Sipas viktimave, i dyshuari ka kërkuar 8500 euro, për t’ju ndihmuar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, viktimat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.