Pas mesnatës së djeshme janë ndaluar dy persona në Novosellë të Kamenicës.
Policia thotë se ata nuk kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 10.05.2020 – 01:20. Policia në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të njëjti pas kontrollit nga ekipet mjekësore, me rekomandim të mjekëve dhe konsultim me prokurorin janë dërguar në karantinë në Prishtinë”, njofton Policia. /Gazeta Sinjali/