Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi boksieres kosovare Donjeta Sadikut iu kushtëzua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit, i cili filloi dje në New Delhi të Indisë.
Osmani e ka quajtur këtë vendim si shkelje flagrante të standardeve sportive ndërkombëtare.
“Vendimi për të penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit është shkelje flagrante e standardeve sportive ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Preidentja Osmani gjithashtu i ka bërë thirrje Indisë që të rishqyrtojë vendimin e saj pasi që Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj.
“Si anëtare e @IBA_Boxing, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj. Ne i bëjmë thirrje Indisë të rishqyrtojë vendimin e saj”, ka përfunduar Osmani me një videomesazh nga Sadiku.
The decision to prevent Donjeta Sadiku from taking part in the World Boxing Championship is a blatant violation of int’l sporting standards.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 15, 2023
As an @IBA_Boxing member, Kosovo is entitled to participate under its flag & anthem. We urge India to reconsider their decision. pic.twitter.com/F5zIufm9sV