image Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme amerikane

Muzikë

SHBA/ Ndahet nga jeta këngëtarja e famshme amerikane

news image

Këngëtarja e famshme amerikane, Millie Small, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Tabloidi britanik “Daily Mail” shijuan se Small ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Angli si pasojë e një goditjeje në tru.

Ky lajm i trishtë është konfirmuar po ashtu nga një mikeshë e këngëtares së famshme. Kujtojmë se Small u bë e njohur gjerësisht për publikun me hitin e saj “Sing my lollipop”.

Bashkautori i saj në këtë hit, Chris Blakewell, është shprehur për këngëtares si një ndër më të veçantat e kohës së saj.

“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”. /Gazeta Sinjali/