Siç njoftoi sot Federata e Futbollit të Kosovës, ish-futbollisti i njohur pejan, Eroll Krasniqi, është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare.
Kontributi i Krasniqit për futbollin ishte i madh dhe i vlerësuar nga të gjithë, veçmas në rajonin e Dukagjinit, ku ai spikati me lojëra atraktive në fanellën e KF Besa.
Krasniqi ka qenë ndër mesfushorët më të shquar në vitet e 90-ta, që me sukses të madh ka mbrojtur ngjyrat e klubit Besa nga Peja.