NBA ka prodhuar ndeshje të tjera interesante në mesnatë.
Golden State Warriors kanë arritur fitoren e radhës pasi kanë mposhtur skuadrën e Boston Celctics me rezultat 111-107.
Edhe në këtë duel koshashënuesi më i mirë ishte ylli Stephen Curry i cili realizoi 30 pikë në 35 minuta të luajtura, me pesë kërcime e katër asistime të tjera duke shtuar.
Ndërkohë tek Celtics më i dalluari ishte Jayson Tatum i cili realizoi 27 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime në 42 minuta të luajtura.
Warriors ndodhen në pozitën e parë në konferencën perëndimore me një rekord të frikshëm prej 24 fitoreve e pesë humbjeve.
Në anën tjetër, Los Angelos Lakers është mposhtur nga skuadra e Minnesota Timberwolves me rezultat 110-92.
Koshashënuesi më i mirë i këtij ballafaqimi ishte Karl-Anthony Town i Minnesotas i cili realizoi 28 pikë e 10 kërcime në 32 minuta të luajtura.
Tek Lakers ndërkohë Isaiah Thomas bëri një debutim të suksesshëm në rikthimin e Lakers i cili ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit me 19 pikë të shënuara në vetëm 22 minuta lojë, teksa Lebron James arriti të realizonte 18 pikë, 10 kërcime e pesë asistime në 36 minuta të luajtura.
Pas 30 ndeshjeve, Lakers ka një bilanc prej 16-14 të fitoreve, gjersa Minnesota ka bilanc 14-15 në 29 ndeshje.