image NATO thirrje Kosovës: Shtensionojeni menjëherë situatën në Veri

Kosovë

NATO thirrje Kosovës: Shtensionojeni menjëherë situatën në Veri

news image

Ka ardhur edhe reagimi i Aleancës së NATO’s, ku i është bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje, ku Policia e Kosovës ndërhyri që kryetarët e komunave të futeshin brenda objektit komunal për të zhvilluar punën.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, derisa theksoi se KFOR’i mbetet vigjilent në këtë rajon.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi Lungescu.

/GazetaSinjali/