image NATO pritet të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Sllovaki

Botë

NATO pritet të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Sllovaki

news image

Si pasojë e zhvillimeve në mes Rusisë dhe Ukrainës, ku si pasojë e luftës po vriten edhe me qindra civilë, NATO ka filluar të marrë masa për ta rritur mbrojtjen e tyre.

Së fundmi, është raportuar se NATO do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Sllovaki.

Gjermania dhe Holanda do të dorëzojnë sistemet e mbrojtjes ajrore MIM-104 Patriot PAC-3 në Sllovaki.

Më parë, ministri sllovak i mbrojtjes tha se vendi i tij do t’i transferonte Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore S-300 të prodhimit sovjetik.

/GazetaSinjali/